Share with:


Youtuberi Rich Rebuilds u bë i famshëm për shpëtimin e Teslave të përplasura duke i kthyer ato në jetë. Por kohëve të fundit ai u përqëndruar në shndërrimin e njerës prej tyre në një Model S V8. Sigurisht që nuk është e lehtë të kthesh një makinë elektrike fabrike në një përbindësh të zhurmshëm me V8, por kjo se ndali Rich të fuste një LS3 nga një Camaro dhe një kamio manuale me 6 marsha, edhe pse projekti është akoma në fillimet e tij.

Një Tesla Model S versioni bazë prodhon 382 kuaj fuqi, ndërsa motori i ri LS që do i vendoset prodhon 426 kuaj më një vëllim prej 6.2L V8. Sigurisht nuk do ketë avantazhin e fuqisë së menjëhershme që motori elektrik ka por modifikimet për një LS nuk kanë fund. E bukura e këtij projekti është se askush se ka bërë më para dhe askush nuk pret të dëgjojë një zhurmë V8 nga një Tesla.

Share with:


protire