Frenat tek makinat e Formula 1 janë një nga kryeveprët më të mira inxhinierike në botë. Ato arrijnë të ndalojnë një makinë garash nga 320 km/h në vend në shumë pak sekonda, duke gjeneruar një forcë ndalimi prej 5g. Por si funksionojnë? Këtë jua shpjegon videoja më poshtë.
Kanali i youtube i Driver61 ka në dorë një palë frenash nga një makinë F1, dhe me to krijoi një video sesi ato funksionojnë. Gjëja e parë që vihet re është se janë 2 cilindra kryesorë. Tek këto makina garash secila palë frenash, ato para dhe ato mbrapa, kanë secila nga një cilindër të vetin. Kalibrat e frenave kanë gjithashtu një dizajnë të veçantë. Nqs shikoni me kujdes, pistonat janë të një madhësie ndryshe, me një diametër që zmadhohet në drejtimin e diskut, me një arsye të fortë pas ksaj. Nqs ata do ishin të një madhësie identike konsumimi i ferrotave do të bëhej jo i një trajtshëm.
Ky ishte një shpjegim i shkurtër dhe thjesht maja e ajsbergut lidhur me videon e mëposhtme. Shijojeni!