BMW ende nuk ka konfirmuar ndonjë lajm për egzistencën e M5 CS, por mesa shihet paparacët dhe adhuruesit e makinave kanë bërë gërmimet e tyre. Nëse mendoni se një M5 Lci është një më perfektja e mundshme, mendohuni përsëri pasi të keni parë këtë M5 CS në aksion. Mendohet që versioni CS i sedanit më të shpejtë me 4 dyer të BMW të jetë ndër BMW më të fuqishme dhe dominuese në pistë. Shumë video dhe foto spiune kanë dalë gjatë këtij viti që konfirmojnë fuqishëm egzistencën e saj. Revista gjermane e makinave Sport Auto ka patur fatin ta ketë në duar një të tillë për testime dhe gjëja më e llogjikshme që mund të bënte është sigurisht ta dërgonte në pistë.
Piloti që e testoi ishte Christian Gebhardt, i cili testoi një M5 CS gjysëm të kamofluar për disa lape tek pista gjermane Hockenheim e Formula 1 mes Frankfurtit dhe Stuttgartit. Sipas reportimeve, M5 CS do të vijë me një motor V8 të ndihmuar nga dy turbo që prodhon 635 kuaj dhe 750 NM torque, e cila krahasuar me modelin më të fuqishëm aktual, atë të M5 Competition, është 26 kuaj më e fuqishme.
Kjo fuqi shtesë, kombinuar me gomat super të ngjitshme nga Pirelli P Zero Corsa, arritën një kohë prej 1:53.6. Kjo është disa të qintat larg Porsche 911 Carrera S të 2020, dhe arrin të mundë Audi R8 AËD, Audi RS7 madje dhe C8 Corvette. Ajo cfarë na bën kurioze është koha e M5 CS në Nurburgring, sepse tek kokat e sediljeve të M5 CS kanë të stampuar një hartë të Nurburgring, e cila mund të jetë një indikator rekordesh, si dihet.