Share with:


Në fakt rusët duken sikur kanë një problem me Mercedes Benz. Para disa muajsht një rus hodhi një G63 AMG nga një helikopter pasi ishte shumë i pakënaqur me makinën dhe shërbimin e Mercedes Benz. Duke se tani rradhës i është shtuar dhe një tjetër rus por me një Mercedes Benz tjetër.

Emri i personit është Mikhail Litvin, një blogger rus që ka pasur shumë keqkuptime me Mercedes Benz qëkur bleu një GT 63 S. Sipas thashethemeve, sedan ii tij sportive filloi të nxirrte probleme pak kohë pasi ai e bleu dhe personat përgjegjës nuk bënin asgjë për tja rregulluar. Çdo herë që ai e çonte tek konçesionari ata ja mbanin makinën për disa javë dhe në fund nuk ja rregullonin problemin duke nxjerrë justifikime pa lidhje.

Si përfundim, Litvin vendosi që ti dërgonte një mesazh Mercedes Benz duke djegur GT63s e tij në mes të një fushe me bar. Ishte një skenë mjaft tragjike, teksa në fund ai largohej nga mercedesi që digjej me një ZAZ 968m që kishte nevojë të shtyhej, kjo në mënyrë sarkastike.

Video shpërthehu duke u bërë virale në gjithë botën teksa shifrat arritën 6 milion vieës në 24 orët e para të publikimit. Ajo kishte dhe titra në rusisht që shpjegonin ndjenjat që Litvin kishte për makinën. Ai shprehet se ideja ishte thjesht..”Zjarr”. Por në fund të fundit kjo nuk e bëntë atë më të lumtur.

Edhe pse nuk mund ta dimë kurrë të vërtetën pas videos, nëse është e inskenuar apo dhe thjesht montazh njësoj si videoja e G63 por një gjë është e sigurt. Mercedes Benz ka marrë një goditje goxha të konsiderueshme publiciteti.

Share with:


protire