No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Edhe pse të rregullosh një makinë të aksidentuar kaq keq me shasi të deformuar nuk sygjerohet, është gjithsesi diçka e bukur për tu parë. Youtuberi Arthur Tussik është goxha i njohur për aftësinë e tij për të sjellë makina të aksidentuara mos më keq pas në jetë, dhe ky Turbo S është projekti i tij më i fundit.

Ky Porsche i gjeneratës 991, erdhi tek Tussik me disa dëmtime serioze në të 4 cepat e makinës. Pjesa më e dëmtuar e makinës është cepi majtas mbrapa dhe shasia duket plotësisht e shtypur. Në vend që të përthyejë metalin në gjendjen e tij të mëparshme, ai e pret plotësisht atë dhe e zëvendëson me një pjesë të njëjtë nga një donator, duke e salduar në mënyrë perfekte. Kështu ai vazhdon me gjithë të goditurat e tjera derisa makina duket në gjendje krejtësisht normale.

Tussik tregon që ju nevojitën 100 orë për ta sjellë makinën në gjendjen e mëparashme. Sigurisht, edhe pse makina duket si në gjendjen e mëparashme kjo nuk do të thotë që shasia e saj do të jetë e njëjta. Ajo nuk i afrohet saktësisë që makina ka nga fabrika që do të thotë më pak mbrojtje në rast aksidenti. Ka një arsye pse aksidente të tilla rregjistrohen diku. Në Shqipëri dihet që do e shisnin si të ishte në gjendje perfekte.

Share with: