Sot u zhvilluan garat e provës në garën e famshme të SSC me Gjermani, ku një nga garuesit më të veçantë dhe më të shpejt është GTR R35 e Vis Kosova-s.
Besojmë se ska shqiptar adhurues makinash që nuk e njeh Godzillan e famshme shqiptare, që ka thyer rekorde në garat rajonale por edhe ato jashtë. Tashmë me më shumë se 2500 kuaj fuqi, GTR e Visit njihet për brutalitetin e saj në garat drag.
Garat e SSC zhvillohen në 1/4 miljes si dhe ne 1/2 por ndryshimi qëndron se starti i makinave bëhet në 50km/h. Në videon e mëposhtme mund të shihni performancën e GTR në xhirot e provave në vetëm mapin e 7 nga 9 të tilla, duke arritur shpejtësi maksimale prej 349km/h. Një performance e shkëlqyer teksa pritet që dita e nesërme do të jetë e paharrueshme.
Më poshtë mund të gjeni linkun e garës për detaje të mëtejshme.
http://ergebnisse.scc500.de/?fbclid=IwAR05O4tZyyK3hkrxsfK8J2j50-gl4gutNC-19xk-tFqnN8ZU-etN31crcGA