Share with:


Brake by wire ose frenat elektronike janë sisteme frenimi që po përdoren gjerësisht në makinat e reja. Ka shumë arsye pse po ndodh kështu. Fillimisht ato janë përdorur tek makinat elektrike ose hibride pasi është përdorimi i tyre thjeshtëson funksionin e frenimit dhe rigjenerimit të elektricitetit. Pra një pedal frenash përdoret si për të frenuar por edhe për të vënë në punë sistemin e rigjenerimit të energjisë. Por edhe makinat jo elektrike apo hibride i përdorin këto sisteme, ku një shembull është Corvette C8 Stingray.

Videoja shpjeguese nga Engineering Explained e tregon më së miri sesi këto frena funksionojë dhe pse janë më të sigurta se frenat tradicionale. Këto sisteme janë pothuajse të njëjta në të gjitha makinat, me ndryshime të vogla. Ne do jua përmbledhim me pak fjalë sesi funksionojnë.

Atëherë, thamë që kontrolli i frenave tek Brake by wire bëhet në mënyrë elektronike. Pra një sensor monitoron pedalin e frenave që shoferi i makinës shtyp, duke vëzhguar kështu sesa forcë shoferi po ushtron mbi pedal. Një paketë elektronike merr sinjalin dhe e dërgon atë bashkë me komandën tek një pompë elektike që vendos sesa presion duhet të gjenerojë tek sistemi hidraulik që makina të frenojë sa do shoferi. Edhe pse duket si një proces i gjatë dhe i komplikuar e gjitha kjo ndodh në një fraksion sekondi. Në makinat elektrike si Taycan apo E-Tron nëse mbi pedalin e frenave ushtrohet një forcë relativisht e lehtë, nuk ushtrohet presion mbi frena por vetëm mbi motorin elektrik duke ndezur kshu sistemin e rigjenerimit.

Por sa të sigurta janë këto sisteme krysisht elektronike për sa i përket frenimit? Duke qënë se shumë nxehtësi çlirohet gjatë frenimit, përdoruesit e makinave mund të tremben duke i besuar frenimin pjesëve elektrike. Por mos u shqetësoni. Në rast gabimi apo difekti elektrik egziston një lidhje e drejtpërdrejt fizike mes pedalin dhe frenave, pra nqs sistemi elektrik dështon, ju do të keni frenat tuaja tradicionale hidraulike. Për më shumë detaje ndiqni videon.

Share with:


protire