E urryet sapo e patë për herë të parë? Nuk e pëlqyet pamjen e saj shumë “të butë” për një BMW? Nuk ju pëlqeu kalimi i fuqisë tek rrotat e përparme dhe shumë ndryshime të tjerë tek BMW Seria 1 e re? Epo nuk jeni të vetmit. Shumica e adhuruesve të BMW ishin gjithashtu të zhgenjyer lidhur me BMW M135i e re sidomos për kalimin e saj në 4 cilindra. Shumë do zgjidhnin të vjetrën vetëm për 6 cilindrat në linjë. Pavarësisht kësaj BMW ishte shumë e kënaque me rezultatet e M135i së re.
Por për ata që nuk do e blinin kurrë, JKC BMW sjell projektin e tyre më të fundit. JKC është një firmë modifikuese e BMW që i kthen ato në makina më të dedikuara drejt performancës, pikërisht si i duan fansat e BMW. Projekti i tyre i fundit konstaton në një BMW M135i xDrive. Ata nuk kanë ndërhyre shumë tek fuqia e makinës por kanë bërë një punë të shkelqyer me interiorin, eksteriorin dhe aerodinamikën. Ja një listë e modifikimeve:
•M Performance Pressed Carbon Rear Diffuser
•M Performance Front Splitter
•M Performance Spoiler
•M Performance Sill Attachments
•M Performance Front Aero Flicks
•M Performance Decal Kit
•M Performance Front Grille
•Gloss Black Exterior Trims
•Gloss Black Wing Mirrors
•19” M Performance light alloy ëheel Double-spoke style 555 M Bicolour (Jet Black matt, gloss-lathed)
Sigurisht të gjitha këto modifikime vijnë me para shtesë, por për më shumë mund të visitoni faqen e tyre online www.jkcbmw.co.uk