Share with:


Rallë herë shohim një BMW me motorr Benzi. Zakonisht ky lloj modifikimi gjendet tek projektet e veçanta, aty ku pronarët duan të eksperimentojnë me mjetin e tyre.
I njejtë është dhe rasti i Elvis Rustës, i cili ka vënë një motorr Benzi, model OM606,
3 litërsh (2.996)cc, 6 cilindra në linjë, lënda djegëse naftë, prodhim i viteve 1993-2001.

Mjeti del nga fabrika në dy versione, Aspirim Natyral me 134 kuaj fuqi dhe 210 Nm forcë përdredhëse dhe versioni turbo, që është dhe rasti në fjalë, me 174 kuaj fuqi dhe 330 Nm force përdredhëse. OM606 është një motorr me kapacitet te lartë që mund të durojë fuqi shumë herë më të madhe se sa ajo që del nga fabrika dhe zërat thonë që është goxha jetëgjate, biles dhe kur e modifikojne ne ekstrem.

Motorri në fjalë është i fuqizuar nga një turbo Holset HX50 e shoqëruar nga një intercooler kamioni benz, pompën e naftës e ka të modifikuar nga kompania Disel pump UK, e cila merret vetëm me modifikimin e pompave të naftës për ti bërë ato të nxjerrin më shume fuqi. Pompa që është përdorur në këtë rast mund nxjerrë deri në 550 kuaj fuqi ngë një motorr OM606. Kolektori dhe tubat e shkarkimit janë të punuar me dorë. Ende nuk e dimë deri në ç’pikë do e shtyjë Elvisi këtë motorr, por mesa na lë të kuptojmë, ai kerkon tja gjejë fundin, dhe shpreson që ti shtrydhë të paktën 500 kuaj.

E sa për makinën, mund të themi që ajo është një kryeveper më vete. Nje BMW seria 3 (E30) e vitit 1987 e ndërtuar posaçërisht për drift, duke filluar që nga pjesa e brendëshme që është pothuajse bosh, përvec sediljes së shoferit dhe kroskotit të sajuar e deri tek kafazi, i cili shërben si për mbrojtjen e pilotit, gjithashtu dhe për ta bërë makinën më të lidhur si trup.

Krahët para, grupi i timonit, amortizimi dhe çdo gjë tjetër, janë të rindërtuara nga fillimi dhe të llogaritura specifikisht për Drift, me një grup timoni me kënd kthimi shumë herë më të madh se sa origjinali. Amortizim të sertë, që makina të jetë sa më e qëndrueshme dhe cdo gjë tjetër të kategorisë “Garë”.

Jemi kuriozë të shohim versionin përfundimtar të një BMW me motorr Benzi me naftë. Duket se tymi i zi do e fshehi makinën.

VIDEO UPDATE

Share with:


protire