Çfarë duhet të dini për serinë 4 e 2021. Shtohet grila gjigande!

Share with:


Kanë kaluar plot 6 vjet qëkur BMW nxorri për herë të parë serinë 4, duke ndarë kështu serinë 3 coupe në një linjë të veçantë.

Sot BMW lajmëroi daljen e serisë 4 më të re, më të fuqishme, me performancë më të lartë dhe sigurisht një grile akoma më të madhe.

Deri tani janë bërë të njohura 3 versione: 430i, 430i xDrive dhe M440i xDrive.
430i dhe 430i xDrive janë të dy të fuqizuar nga një motor 3.0L që prodhon 255hp dhe 400nm. 430i është e vetmja e serisë 4 që ofron sistem me rrotat e pasme aktive. Ajo për të cilën jemi më të entuziasmuar është M440i xDrive Coupe e cila vjen me nje 3.0L Inline6 i njëjtë me modelet e tjera, i cili gjithashtu është përdorur tek Toyota Supra e re.

Ky motor e çon në shifra pak a shumë të njëjta me të, 382hp dhe 500nm, nje rritje me 62hp dhe 50nm nga modeli i 2020.BMW ka deklaruar që M440i ka dhe një sistem hibrid me një motor ndihmës me 48volt i cili përdoret kur makina është në sport mode, duke i shtuar asaj 11hp dhe duke rritur kohën dhe fuqinë e akselerimit. BMW tregon gjithashtu që ky sistem e ndihmon dhe në konsum duke qënë se në shume raste makina mund të punojë me motor të fikur.

Lajmi i keq dhe i pritshëm është sigurisht që M440i dhe e gjithë seria 4 nuk do të ketë një kamio manuale, ku në vend të saj do të jetë një kamio sportive automatike me 8 marsha e cila në të shumtën e rasteve do e dërgojë fuqinë në të katërta gomat, edhe pse me anë të sistemit të transmetimit të BMW fuqia mund të kalohet dhe plotësisht mbrapa.
Sipas BMW, M440i xDrive arrin 100km/h për një kohë 4.3 sekonda.

BMW mezi ka pritur të tregojë grilën e saj të re dhe gjigande për publikun dhe disajni ka marrë në përgjithësi ndryshime të mëdha. Për disa do duket e tepruar, dhe disave do ju pëlqejë por ajo çfarë mund të themi me siguri është që BMW e ka seriozisht. Në krahasim me modelin e vjetër ajo është më e gjatë dhe më e gjerë, dhe peshon vetëm 45kg më shumë.

Edhe pse nuk ka ngjarë nga seria 4 e vjetër, BMW duket që i ka sytë drejt të ardhmes me disajne të tilla. Opsionalet e serisë 4 përfshijnë sisteme kryesisht lidhur me performancës si psh një sistem suspensioni i adaptueshëm dhe diçka e quajtur Variable Sport Steering.

Për sa i përket BMW M4 nuk është bërë gjë e ditur. Çmimet e serisë 4 fillojnë nga 45,600$ për 430i deri te 58,500$ për M440i xDrive Coupe.

Share with:


protire