Share with:


Makina Elektrike, historia dhe te panjohurat

Makina e pare elektrike eshte shpikur nga Ányos Jedlik ne vitin 1828 ai shpiku elektromotorrin e pare dhe e vendosi ne nje mini veture te bere posacerisht per testime, me pas ne 1834 Vermont blacksmith Thomas Davenport ndertoi dicka te ngjashme e cila u perdor ne disa fabrika te vogla. Ne 1835 profesor Sibrandus Stratingh bashke me disa asistent te tij ndertuan nje veture me permasa reale por me nje bateri akoma jo ne gjendje qe te rikarikohej.

Ne 1859 fizikanti francez Gaston Planté krijoj baterine e pare te rikarikueshme, Camille Alphonse Faure nje tjeter fizikant francez i shtoj kapacitetin kesaj baterie duke e bere akoma me te durueshte dhe kjo beri qe bateria te perdorej ne mase nga fabrikat e asaj kohe.

Ne 1881 u prodhua *vetura* e pare me bateri te rikarikueshte nga Gustave Trouvé. 1 vit me pare Trouvé permiresoi capacitetin e nje elektromotorri te ndertuar nga Siemens, ai i bashkoi kto 2 element dhe i instaloi ne nje triciklete te ndertuar nga English James Starley.
Inxhinieri Andreas Flocken ne 1888 ndertoi per here te pare makinen e vertet elektrike kete ketu ( Foto 1 ) ne ate kohe makinat elektrike mbanin goxha rekorde njeri prej tyre ishte dhe arritja e shpejtesise mbi 100 km/h qe per kohen ishte jashtemase i larte, rrekordi u arrit nga Camille Jenatzy me 29 Prill 1899 me makinen e tij te quajtur Jamais Contente e cila arriti shpejtesine 105.88 km/h, ne sy ra dhe makina e Ferdinand Porsche’s e cila kishte nje sistem me te katerta rrotat aktive, ajo kishte te montuar nga nje elektro motorr ne secilin aks, kjo makine kishte thyer disa rrekorde gjithashtu. Ne vitet 1890-1900 makinat elektrike u perhapen gjithandej, Anglina i perdorte ato si taksi (foto 2) ne Amerike gjithashtu ishin perhapur jashtemase, ne 1912 Amerika ishte vendi qe shentonte me shume makina elektrike te prodhuara plot 33,842 njesi.

Pse u zevendesuan makina elektrike nga ato me motorr me djegje te brendeshme ?
Sic e dime makinat elektrike kane nje te mete ne krahasim me ato me motorr me djegje te brendeshme, ato nuk kane kapacitet per te kryer shume kilometra ky ishte nje nga faktet qe i vrau ato, dhe koha e karikimit ndikoj shume, po te llogarisesh nje makine normale kerkon maksimumi 10 min per te rimbushur depoziten ku mbahet karburanti ndersa makinat elektrike dhe ne ditet e sotme duan te pakten 8-12 ore per nje karikim te plote. Dhe kostot per krijimin e nje baterie plus qe cdo person qe do e kishte nje te tille duhet te merrte dhe nje karikues ne shtepi per ta karikuar ate nuk ja bene te lehte qendrimin ne treg makinave elektrike.

Pse po rikthehen prap ne ditet e sotme?
Ne 10 vitet e fundit eshte vene re se ndotja nga makinat me motorr me djegje te brendeshme sa po vjen dhe po rritet kjo ka qene nje nga arsyet pse u kerkua rikthimi i makinave elektrike, arsye tjeter ishte dhe permiresimi i baterive dhe kapaciteti i tyre.
Me permiresimin e lithium-ion battery ose li-ion battery makinat elektrike u bene me efikase duke rritur distancen e udhetimit me nje karikim te plote nga 50-80 km ne 200-400km per nje makine te shtreses mesatare e cila mund te blihet nga pjesa me e madhe e njerezve.
Numri i makinave elektrike te shitura deri ne Dhjetor 2018 ka qene 5.1 milion ne total, po flasim per vetura te mirefillta te prodhuara mbas viteve 2000.
Mendoni se e ardhmja do jete totalisht elektrike? Ndani mendimin tuaj me ne ne komentet me poshte.

Share with:


protire