Mercedes-AMG One me motor të Formula 1 ka thyer rekordin ne Nurburgring Nordschleife, me një kohë prej 6:35.183. Një arritje vërtet e spektakolare për hipermakinën problematike të Mercedes-AMG e cila mundi rekordin Porsche 911 GT2 RS të përgatitur nga Manthey Racing me plot 8 sekondash.
Makina e drejtuar nga Maro Enge ka motor turbo V6 1.6-litër, shumë të ngjashëm me ato që janë përdorur në makinat F1 të Lewis Hamilton, e cila kombinuar me një sistem hibrid, prodhon një rezultat prej 782kW/ 1063hp. Koha rekord u arrit nga Engen në përpjekjen e tij të fundit, më konkretisht, duke provuar shansin e tij në sekondat e fundit, duke qenë se nisja e tij prej 17:14:31 ishte 29 sekonda para kohës kur duket të ishte përfunduar xhiroja e plotë.
Me gjithë prezantimin e bujshëm të makinës në Festivalin GoodWood të Shpejtësisë, kishte ende dyshime nëse kjo makinë hibride relativisht e rëndë do arrinte performancën e duhur për standartin e një hipermakinë të gjeneratës së re. Qartësisht, me këtë kohë xhiroje, ia doli.
“Ishte një eksperience e paharrueshme,”” -tha Maro Enge pas xhiros që theu rekordin. – “Nuk prisja të arrinim një kohë kaq të mirë xhiroje me këto kushtë. Disa segmente kyce të pistës ishin ende të lagura, duke e bërë xhiron më të sikletshme. Ishte një sfidë e vecantë. Në testet para garës u munduam të gjenim shpërndarjen strategjike më optimale. Njësoj si Lewis Hamilton dhe George Russell në fundjavat para garës, edhe unë duhej të shpërndaja energjinë elektrike të hibridit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është gjë e lehtë, sidomos me këtë gjatësi piste.”
“Për më tepër, funksioni DRS duhet të përdorej në mënyrë optimale. Kjo është një ndjesi vërtetë si në Formula 1. Do doja t’ju falenderoja për mundësinë dhe besimin që kishit te unë. Ishte dicka vërtetë e vecantë që të mund të ngisja këtë makinë të mrekullueshme në këtë pistë.”
Nuk është gjë e vogël të drejtosh AMG-në 1,695 kg rreth pistës me këtë kohë rekord, edhe pse në arsenalin e vet ka më tepër fuqi se F1. Vendimtar për këtë tentativë padyshim ka qenë programi I drejtimit “Race Plus” qe makina ka, I cili vendos të gjithë elementet aerodinamike të makinës në “pozicion sulmi”, ndërkohë që ul makinën 30 mm në pjesën e pasme dhe 37 mm në pjesën ballore. Komandat e pilotit mbi këtë sistem duhet të ishin perfekte, gjithashtu.
Është hera e parë që një makinë jashtë limiteve është vënë zyrtarisht në ‘Ring, që prej testit rekordvënës të Porsche me hibridin 918 Spyder në 2013ën. Hibridi I 2013ës ishte plot 22 sekonda pas se AMG One te sotëm, edhe pse thuajse një dekadë më parë. Dorashkat u hoqën, tani rradhën e ka Aston Martin Valkyre …