Share with:


Pas lajmeve të fundit për keqfunksionimin e pompës së ftohësit në disa modele specifike të Mercedes, Daimler bën tërheqjen e rreth 50,000 furgonëve Sprinter dhe Freightliner për dështim në sistemin e drejtimit. Sipas të dhënave të publikuara dhe raportimeve të shoferë, furgonat gjatë qëndrimit në vend, kishin tendenca të lëviznin pa shkak, dhe pse ishin vendosur në “P”.
Tërheqja e këtyre modeleve u bë pas raportimeve të vazhdueshme që nga vera e vitit që lamë pas. Ky veprim nga Daimler është tepër i zakonshëm dhe zgjidhja e duhur për ta kaluar situatën pa fatalitete, që mund të ulin reputacionin e sigurisë së Mercedes.
Kërkimet për këtë çështje filluan pas njoftimeve se 11 furgona Sprinter vazhduan ecje të lirë teksa ishin të parkuar, por inxhinierët e Daimler ende nuk i kanë dhënë zgjidhje dhe përgjigje këtij problemi. Deri më tani faji i është vendosur shoferëve, për “neglizhencë të procedurave të parkimit dhe qëndrimit të mjetit”.
Deklarata e Daimler:
“Pas testimeve të vazhdueshme MBAG hulumtoi mbylljen e pa kontolluar të diferencialit në një numër të caktuar makinash”, “pas hulumtimeve intensive, testeve të shumëfunksionale, analizave dhe teorive, nuk u ka identifikuar ende një zanafillë teknike ose e qartë e problemit.”
Defekti është i rrallë dhe i përkohshëm, dështimi i sistemit të parking-ut rrit rrezikun për lëvizjen e makinës në gjendje të lirë, por vetëm në rrethana specifike, atëherë kur shoferi nuk respekton procedurat e parkimit, siç janë përshkruar nga prodhuesi dhe del nga makina pa vendosur frenat e parkimit. Në qoftë se shoferi nuk siguron makinën sipas manualit, në raste specifike mjeti mund të zhvendoset nga vendi dhe të rrisë riskun për një aksident.
Tërheqja mbulon modelet Mercedes-Benz 2019-2021 dhe Freightliner Sprinter 1500, 2500, 3500 dhe 4500, me frena manuale parkimi dhe transmision automatik me 7 marsha. Meqenëse Daimler ende nuk i ka dhënë emër problemit, zgjidhja ende nuk është përshkruar. Klientët do të njoftohen përgjatë janarit dhe mbrapa. Tani për tani, zgjidhja më e mirë është vendosja e frenave të parkimit.

Share with:


protire