Ken Block do të rikthehet në kompeticionin “Gymkhana” me Audin special E-Tron

Share with:


Një serial i ri i ashtuquajtur Electrikhana do të dalë në treg vitin tjetër
Ken Block është bërë fytyra e serialit Gymkhana. Kur rrugët me Ford u ndanë fati i këtij piloti rrally nuk dihej, më vone Block anuncoi partnershipin me Audin, gjë që na la të mendojmë për surprizën e radhës. Ketë herë duke na dhëne më shumë informacion ai thotë se seritë do të kenë një tjetër zhvillim dhe një prurje të re në serial të quajtur Elctrichana. Prodhuesi Gjerman do të ndërtoje një audi shume të veçantë Audi E-Tron posaçërisht për ketë partnership.

Për ta promovuar ketë zhvillim Block linçoi një video në kanalin e tij të YouTube në të cilën dokumenton eksperiencën e tij në Gjermani duke ngarë disa Audi legjendare.
Fillimisht ai bëri xhiro me Audi RS E-Tron GT. Kusheriri i Porsche Taycan qetësisht sundon pistën me 590 kuaj fuqi (440 kilowat) dhe 612 pound-feet ose (830 Newton-meter) fuqi që e çon 637 kuaj fuqi.

Sigurisht që garat e rally-t nuk do të ishin të kompletuara nëse nuk përmendim 1984 Audi Sport Quattro të cilin Block pati mundësinë ta ngasë. Sipas Block ai i filloi garat e rallyt për shkak të këtij mjeti.

Për të gjithë ata që pyesin nëse Block do të kalojë tek garat rrally me makina elektrike, ai e ka një përgjigje për ketë: Janë të thjeshta, të reja dhe me performancë të nivelit të lartë, është e ardhmja. Audi ka pikërisht ketë mënyre të menduar dhe unë jam plotësisht pro këtyre eksperiencave që mbi të gjitha janë super argëtuese.

Sic e përmendem Electrikhana është programuar të dalë në 2022. Jemi duke pritur që Audi të prezantojë ketë lodër të re të vipit të rrally-t në muajt e ardhshëm, kështu që mezi presim për lajmërimin.

Share with:


protire