Kemi kaq shumë kohë që po presim për një rivizionim të modelit SL.
Foto të para janë lëshuar nga vet Mercedes në gusht të vitit të kaluar ku tregohej se SL do ishte 2+2 kabrio e cila do të ishte në zhvillim bashkë me AMG.
Në video e kapuar nga shumë dashamirës të Mercedes është vënë re se në cdo model një ndryshim që ka modeli I ri I SL është tavani I cili nuk do jetë më me bazë të fortë (hekur apo alumin) por me copë ku do ulet pesha e makines në krahasim me gjeneratat e kaluara.
Ne video e kapur nga Automotive Mike në Youtube kuptojmë se SL e re do ketë V8. Pse e theksojmë?
Sepse sic e dimë motoret V8 shumë shpejt nuk do zhvillohen apo prodhohen në vitet në vazhdim por mesa duket edhe pse mund ta ketë hequr nga C63 I ri I cili do te jetë me 4 pistona, SL 63AMG e re do të ketë motorin M178 4.0L Twin Tubro V8 I cili do gjendet ne shume modele AMG.
Mercedes gjithashtu ka konfirmuar se motori V8 tek Mercedes do të vazdoj për 10 vitet në vazhdim.
Por midis modeleve AMG me motor me diegie të brëndshme mendohet të implementohet gjithashtu dhe E performance I cili do të njihet ndryshe si SL73e AMG sic mund ta kemi parë tek AMG GT4 Door.
Me daljen e SL së re cfarë do të ndodhi me S Class Coupe?
Pasi të dy modelet po ti krahasojmë janë shumë të ngjashme dhe perqafojne te njejtin treg.
A do të vazhdojë Mercedes të prodhojë S Class Coupe, apo ishte një mënyrë për të mbajtur dashamirësit e Mercedes të cilet preferojnë tavanin e hapur dhe tani që vjen modeli SL të mos ketë më S Class Coupe.