Share with:


Shteti Filipinas ka ndërmarre një nismë publicitare për të ndëshkuar importin ilegal të makinave duke i shkatërruar ato.

Po, kjo Mclaren 620R që shihni në foto po shtypet nga një traktor!

Kjo shfaqe shkatërrimi është e fundit nga një seri e çuditërisht të gjatë të shkatërrimit, duke dhëne një spektakël makinash të importuara ilegalisht. Të ndara në dy evente të ndryshme Byroja e Doganave Filipinase ka prishur makina të cilat prekin një shumë totale prej $1.2 milion dollarësh. Në eventin e parë katërmbëdhjetë Mitsubishi dhe Jeep u eliminuan dhe në të dytin të njëjtin fat patën shtatë makina tjera me ne krye McLaren.

Kjo metodë e veçantë e prishjes së makinave të shtrenjta është pjesë e fushatës së fundit për të thyer sistemin e importimit të jashtëligjshëm të makinave që me sa duket është një nismë të cilën e ka shumë përzemër Presidenti Filipinas Rodrigo Duterte.Në vitin 2018 ka urdhëruar një nisme të tillë ndëshkuese, ku një traktor kalonte sipër disa makinave të cilat në total kushtonin 8 milion dollarë ,në një performancë si ato të monster truck. Eventi i dyte ku përfshihet McLaren nuk është kaq i frikshëm, por ka diçka shumë mizore në faktin që prishen çatitë e makinave një nga një vetëm sepse është vendosur kështu.

Në këtë pikë sigurisht që gjithë kjo zhurme krijohet për të dekurajuar importin, duke treguar se në fund rezultati për çdokënd që tenton, është një makine e shkatërruar, dhe ketë show e sheh gjithë bota.

Byroja e Doganave thekson se në këto evente kanë qenë të përfshira gjithashtu një Lotus, një Bentley, një 911, një SLK, një Genesis Coupe dhe një Solara convertible. Por 620R deri tani është makina më e rrallë që është prishur. Vetëm 350 nga këto janë prodhuar, humbja e kësaj të fundit do të thotë që numri është ulur dhe më shumë dhe me shum mundesi dhe rritje te cmimit te saj.

Share with:


protire