E mundur pa ndërhyrje brënda motorit.
Platforma V10 5.2 me aspirim natural e cila ndodhet tek modelet Huracan dhe R8 tregon që është mjaftueshëm e qëndrueshme kundrejt dhunës TwinTurbo që variojnë nga Stage1 800hp e deri në 2000Hp+. Kjo tregon se mund të përballoj shumë modifikmie dhe prap është e qëndrueshme duke dhënë të njëjtin rezultat cdo herë kur ti e dëshiron atë.
Ky R8 I prezantuar në video është ndërtuar nga T1 Race Development, një oficinë me vendndodhje Dallas e cila është specializuar në modifikimin e Nissan GT-R. Ata menduan të mbajnë platformën V10 pa modifikuar elementet e brëndshem të motorit duke testuar në limite këtë platforme.
Modifikimet ishin, sistemi TwinTurbo nga AMS, sistemi I karburantit nga vet ata dhe gjithcka e kontrolluar nga MoTeC ECU. Për sa I përket kamjos vetëm disa modifikime të vogla për të përballuar forcën shkulëse të 1300hp .
Në garën e Texas TX2K 2021 kjo R8 mund të thyente 402m tek 8 sekonda dhe 0-100, 1.3 sekonda.
E për T1 Race Development është një arritje e madhe pasi këto rezultate janë të një niveli tepër të lartë, World Rallycross.
Si mundën që të arrijnë këto rezultate me 1300Hp?
T1 tha se ishin gomat dhe disqet, pasi me disqe të vogla dhe gomë të madhe ata mund të kenë më shumë fërkim dhe kundër forcat të cilat mund të shkaktohen gjatë lëshimit janë më të vogla, gjë që bën dhe makina të nxjerr potencialin e saj të vërtet e të jetë e qëndrueshme në pistë.