Në 2019 BMW-së i lindi ideja për të prodhuar makinën më të zezë në botë. Dy vjet më pas e për disa qindra mijë dollarë, lindi kështu BMW X6 Vantablack.
E bazuar në modelin e seriësë X6, Vantablack njihet të jetë si ngjyra me e errët në botë. Dhe pa dyshim unike në llojin e vet në një makinë.
X6-ta VBX6 është një fryt i bashkëpunimit të BMW-së dhe Surrey NanoSytems, një kompani e specializuar në nanoteknologji, shpikësja e bojës Vantablack. Në 2019, BMW pretendonte që X6-ta të ishte mjeti i vetëm i lyer me bojën VBx2.
Inxhinierët e të dy kompanive shpjegojnë se për syrin e njeriut boja Vantablack perceptohet si 2D. Kjo sepse një sipërfaqe e lyer me Vantablack humb aftësinë për të pasqyruar dritë në detajet konturuese të saj e syri e percepton si dy dimensional objektin.