Bugatti Bolide është një hypercar e dedikuar posaçërisht për pistë dhe ka pamjen e një anijeje kozmike. Është krijuar me qëllimin e vetëm të maksimizimit të performancës së motorit me quad turbo W16 të kombinuar me një nga kabinat më aerodinamike dhe më të lehtë në planet. Edhe pse Bugatti shprehet se Bolide është thjesht një prototip eksperimental, ai mund të kthehet në një prodhim të limituar.
Fuqia e Bolide do të jetë 1825 kuaj dhe 1850NM torque që ngrejnë një trup që peshon jo më shumë se 1240kg. Bugatti shprehet që shpejtësi më të mëdha se 500km/h nuk janë problem për Bolide. Kjo hypercar përdor në trupin e saj material të gradës hapësinore titani të printuar 3D me një bashkim dhe kombinim elementësh që konkurrojnë dhe makinat e Formula 1.
Sipas simulimeve të Bugatti, Bolide mund të kryejë Nurburgring për 5:23.1, duke u vendosur kështu vetëm 4 sekonda nga rekord-mbajtësi, Porsche 919 Evo. Nqs do të thoni që ky është thjesht një simulim, kujtoni lajmin e mëparshëm ku Bolide është spiunuar teksa kryen teste reale në pistë. Kështuqë bëhuni gati që disa rekord të thyhen.
Një nga inovacionet më të mëdha tek Bolide është veshja e gjithë trupit të makinës. Një mbulim special i “lëkurës” së Bolide e lejon atë që të ndryshojë ashpërsinë e sipërfaqes së tij, duke e bërë më të ashpër në shpejtësi të ulëta dhe më të lëmuar në shpejtësi të larta, duke rritur kështu aerodinamikën dhe ulur fërkimin me ajrin. Më poshtë gjeni dhe disa statistika lidhur me performancën e Bugatti Bolide, që të jemi të sinqert janë thjesht jashtëtokësore.