No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Vijon Fushata sensibilizuese nga Policia e Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si dhe sensibilizimin e drejtueseve të automjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit, të nenit 170 të Kodit Rrugor.

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese pezullim i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit.

Në këtë kuadër Policia e Shtetit, në mënyrë të veçantë Policia Rrugore ka nisur një fushatë sensibilizimi ku deri me datën 05.09.2016 do ketë vetëm këshillime dhe pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Publicitet
protire

Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po vijojnë fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Vijon shpërndarja mijra fletë palosjeve ku u jepen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale.

Fushata sensibilizuese sot po vijon në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe në akset rrugore të Qarkut Gjirokastër.

Kjo fushatë do vijojë në gjithë Shqipërinë.

Por njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate.

Janë vendosur gjithsej 1.679 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 26 Leje Drejtimi , nga këto: 2 për pije alkoolike, 13 për shpejtësi dhe 11 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë këshilluar 237 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Jane vendosur 56 masa per përdorim celulari, 73 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 234 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Si dhe janë dërguar në OASH, 30 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.