Të gjithë e dimë që NISMO është maja e Everestit për cdo fans të Nissan dhe sidomos Gt-R.
Disa ditë më parë Nismo në kanalin e tyre në YouTube hodhi një video kur tregohet restaurimi 100% deri në shasi të një R32 edhe pse duket se është filmuar në 2019.
Rezultati është i jashtëzakonshëm. Është sikur ke marr një Gt-R të vitit 1989 por të re.
Vlera e restaurimit ? 430.000$
E di, është një cmim shumë i lart por pasi sheh filmimin kupton që ja vlen.
Sigurisht që me 50-60.000$ mund të gjesh një R32 GT-R në gjëndje të mirë por ajo makinë sdo e ketë të njëjtën vëmendje si kjo në video.
Cdo element i kësaj makine është e re, motorri RB26 inline 6 është i komplet i ri i ndërtuar nga vetë Nismo, me pas e testuar në dyno perpara se të martohet me shasinë
Pas montimit , Nismo e teston makinen ne pisten e tyre në limit për të garantuar se cdo gjë është në rregull.
Një restaurim i tillë e dimë që do jetë i shkelqyer, eksperienca që perjeton, ndrimi i marsheve perfekte te jep ndjesinë e dickaje të re, madje dhe më te re se kur makina lë fabriken.
Plus dhe idea qe kjo makine është restauruar e asambluar me mjeshtëri në fabrikën e Nismo që ndodhet në Omori, Japoni.
Për ju entuziastët dhe fans të, Nismo në qoftë se nik mund të përballoni cmimin e restaurimit nga Nismo të që në shasi nga fabrike , tani mund dhe të bleni pjesë të reja për atë dhe cdo model Nismo që ka dalë ndërvite.