Super SUV më i fundit nga BMW fillon prodhimin në SHBA në fund të 2022

Share with:


Pjesa e përparme e XM është e pajisur me dizenjo nga linja luksoze e BMW e cila do të shfaqet për herë të parë në modelin e 2022. Fenerët janë ndarë në 2 segmente, grila e vendosur mes fenerëve vjen në ngjyrë të zezë nga fabrika. Elementë të tjerë përbërës të parakolpit janë shirita dyshe brenda grilës,
drita këndore të cilat rrethojnë grilën dhe e bëjnë atë të dukshme dhe gjatë natës dhe nuk ka si të mungojë logoja e BMW.
Për më tepër, ngjyra e tavanit bie në kontrast me detajet e zeza të shtyllave-A, përgjatë të cilave kalojnë dhe shirita led. Xhami i përparmë ka një kënd më të madh për të stimuluar dinamizmin modern në pjesën e prapme të makinës. Koncepti i ri u ka finalizuar në bojë 2 tonëshe. Pjesa e sipërme e makinës do të lyhet me ngjyrë bronz në të florinjtë, në tone matte pa shkëlqim ndërsa pjesa e poshtme do të lyhet në gri-hapësinore me ton metalik. 2 ngjyrat e jashtme do të ndahen nga një shirit i zi, i quajtur “Rripi i zi”. Pjesa e pasme e makinës përmban dritat e pasme në formë L-je të zgjatura drejt krahëve të pasëm, një veshje e zezë mbi rrota dhe skajet anësore i japin trupit të makinës, i cili është vendosur mbi disqe 23 inç, një pamje më të ngritur. Ajo çka kompleton pjesën e pasme të makinës janë marmitat me sistem shkarkimi të dyfishtë për të reduktuar presionin e kundërt të motorrit dhe për të gjeneruar zhurmën tipike të M.
Figurat gjeometrike dhe materialet e cilësisë së lartë ndërthuren në interiorin e XM, prezente në aparaturat e kroskotit, tapiceritë e dyerve kroskoti dhe sedilje. Kabina përbëhet nga lëkurë ngjyrë kafe dhe detaje me karbon të cilat krijojnë lidhjen mes luksit dhe makinës sportive. Modernizimi i BMW arrin dhe tek ekranet me hark që përbëjnë kroskotin e makinës, dhe bazohet tek sistemi më i ri i BMW iDrive.
Për sa i përket anës motorrike Hibridi M kombinon motorrin V8 dhe motorr elektrik të performancës së lartë, duke prodhuar 750 kuaj fuqi dhe mund të arrijë 100 km/h për më pak se 3.8 sekonda. Motorri elektrik i makinës përshkon 80km me një karikim.
Shpejtësia, pamja ekstravagante dhe rehatia e XM do të ketë çmimin fillestar të 150,000$.

Nga Eni Selita

Share with:


protire