Share with:


Përmes një njoftimi për mediat DPSHTRR bën me dije se sot eshte firmosur akti normativ nga Keshilli i Ministrave me këto vendime si më poshtë:

Me VKM nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati! (Lexoni afatin e skadencës te certifikata që posedoni, shtojini +3 muaj! Pa stres!)

Ndryshimet e domosdoshme ligjore në Kodin Rrugor, pasi janë miratuar në dhjetor në Qeveri, do shqyrtohen nga Parlamenti dhe më pas do të vijohet me informimin e çdo zotëruesi mjeti rrugor!

Mjetet rrugore (të reja ose me km) që targohen nga e para, nga data 5.1.2021, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik! (Janë informuar të gjitha organet e kontrollit rrugor dhe entet e interesuara!)

Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

DPSHTRR – MIE po punojnë për kompletimin e të gjitha përgatitjeve, akteve, përditësimeve informatike e teknike, ndërhyrjeve në infrastrukturat fizike e virtuale për të përmbyllur tranzicionin e kthimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore nga koncesionari tek shteti dhe për rihapjen sa më parë të shërbimit për qytetarët! Kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri ana ligjore, duke garantuar interesin publik, sigurinë dhe cilësinë e vijimit të shërbimit pas rihapjes!

Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR! Detajet mbi modulet e reja online, adresat dhe funksionalitetet e reja si edhe të gjitha udhëzimet do të publikohen online! (Moduli i vjetër i SGS është çaktivizuar!)

Të gjithë të interesuarit për info e sqarime të tjera të na shkruajnë tek: www.dpshtrr.gov.al ose tel +355688015833.

Share with:


protire