Share with:


Një lajm i mirë për të gjithë garuesit dhe përdoruesit e kujdesshëm të makinave: Falë ESP OIL, për herë të parë në Shqipëri vjen karburanti “V-Power Racing”. Falë pastërtisë së paarritur më parë, performancës së lartë dhe teknologjive ndihmëse që ky karburant përmban, V-Power racing 100 octane plus eshte karburanti qe i kishte munguar prej kohes tregut. Shtimi i automjeteve te reja, te modifikuara dhe shtimi i klienteve qe jane me te kujdesshem ndaj automjeteve te tyre nxiti ESP OIL qe te bente azhornimin e rradhes.

Përdorimi i këtij karburanti ka nisur fillimisht në Gjermani në Tetorin që lamë pas dhe duket se është bërë shumë shpejt karburanti i preferuar i gjermanëve.

Krahasuar me Shell V-Power 98, formula e re e karburantit 25 përmban më shumë TMF (Teknologjia e Modifikimit të Fërkimit). Ky reduktues i veçantë i fërkimit, i cili është përdorur në formulën e vitit 2005, e bën më të lehtë rrëshqitjen e pistonit në murin e cilindrit.

Rezultati është se më shumë energji e karburantit mund të kalojë në automjet. 100 oktanet e karburantit mundësojnë një kohë të optimizuar të ndezjes. Shumë motorë modernë me një sensor knock mund të “njohin” dhe të përfitojnë nga oferta shtesë e oktanit. Nga efekti pastrues i aditivëve përfitojnë motorët e aspiruar natyral si dhe ato të teknologjisë moderne me benzinë me injeksion të drejtpërdrejtë. Heqja e depozitave në zemër të motorit siguron djegie më efikase të karburantit.

Shell V-Power Racing 100 është i përshtatshëm për të gjitha makinat me benzinë.

Karburantet e reja Shell V-Power janë rezultat i kërkimit të vazhdueshëm shkencor për karburantet. Me V-Power Racing 100, plotësohen kërkesat gjithnjë në rritje të gjeneratave të fundit të motorëve.

Karburantin e gjeni ne pikat ESP OIL prane ish stacionit te trenit dhe tek ESP OIL ne hyrje te rruges Kavajes

Share with:


protire