Është i pakët numri i Nissan Skyline realisht të rrallë, Z-Tuned, R400 dhe sigurisht R34 i Brian O’Conner në ngjyrë “blu elektrike” nga filmi “Fast and Furious 2” , por vetëm njëra është unike në llojin e saj, R33 LM.
Fansat e Gran Turismo mund ta njohin siluetën e harkuar të këtij ekzemplari, makinë që u ka lëvduar në çdo episod të botës së fantazisë të video-lojërave, por në botën reale, ekziston vetëm një kopje.
Ekzistenca e R33 LM vjen si rezultat i ndryshimit të rregullave të garave qëndrueshmërisë (Enduro) në fillim të viteve ‘90.
Nissan arriti të përballojë këto gara me një grup prototipash bisht mëdhenj ku përfshiheshin: R87E, R88C, R89CK dhe qershia mbi tortë, R90CK.
Sidoqoftë, një rishikim i rregullores së garave në fillimin e viteve ‘90 shënoi një kthesë në grupin C të Nissan, duke i kategorizuar makinat deri në 1994 si të vjetra.
Në momentin kur prodhuesit e makinave vendosën të tërhiqenin dhe të kursenin të ardhura, Nissan iu rikthye dizenjimit së bashku me Nismo.
Rregullat e reja favorizuan prodhimin e makinave të serisë GT. Duke u bazuar këtu, Nissan vendosi të bazojë GT1 e ri tek gjenerata më e fundit e Skyline GT-R. R32 legjendar “Calsonic” mundi çdo kundërshtar dhe numëroi 29 fitore, në 29 gara, për 4 sezone. Kjo ishte zanafilla e nofkës “Godzilla”. Në garat e rradhës Nissan do të fuste në pistë pasardhësin e tij, R33.
R33 LM u zhvesh deri në 1150kg, diferenciali i përparmë iu çmontua, për ta kaluar makinën në diferencial të pasëm dhe motorri legjendar RB26DETT u modifikua për Grupin N, i njohur si 400 kuajsh.
E pajisur me një bodykit të gjerë për të përmirësuar aerodinamikën, ftohjen dhe fërkimin. Por përpara se R33 LM të merrte pjesë në Le Mans 1995 duhej të homologohej. Që kjo të ndodhte, duhet të prodhohej vetëm një version i ligjshëm në rrugë.
Ky version i LM është regjistruar në Britaninë e Madhe.
Në shikim të parë R33 ka prezencë më agresive. Harqet anësore janë 50 mm më të gjerë sesa makina standarte, grilë, pjesa e përparme e ulur dhe krahë anësorë të harkuar.
Për sa i përket pjesës nën kofano, fatkeqësisht motorri RB26DETT I-6 është reduktuar në 300 kuaj fuqi nga 400 origjinale. Interiori i makinës nuk ndryshon nga R33 normal, përveç timonit kamosh nga Nismo dhe sediljet sportive.
Situata e homologimit u zgjidh, 2 R33 morën pjesë në Le Mans 1995. Por situata dukej e vështirë përballë gjigandëve si McLaren F1 dhe Ferrari F40.
Njëra makinë u rendit në vendin e 10 në përgjithësi dhe e 5 në klasin e saj, ndërsa tjetra për shkak të problemeve në kutinë e marsheve pas 157 xhirosh.
R33 LM, versioni rrugor cilësohet si një xhevahir në historinë dhe trashëgiminë e Nissan.
Është një përbindësh i gjerë, i cili është tepër i çmuar për tu lënë i lirë në rrugë.
Nga Eni Selita