Tek motocikletat me performancë të lartë motorrat V4 janë të shpeshtë. ndërsa tek veturat nuk përdoren pothuajse asnjëherë.
Me shumë mundësi në reklamat e makinave ne shitje keni parë që pa dashje shitësit shkruajnë që makinat e tyre kanë një motorr V4 në vënd të një motorri të thjeshtë me kater pistona. Është një gabim i kuptueshëm duke marr parasysh se sa të shpeshtë janë motorrat V6 ose V8. Por V4 nuk është thjesht një gabimi në të shkruar ,V4 është një motorr i vërtetë, vetëm se nuk e shohim të përdoret shpesh nëpër vetura.
Pa dyshim motorristat janë më të “rrahur” me motorrat V4 duke qëne se një numër i madh prodhuesish motocikletash ua kanë ofruar këtë lloj motorri përgjatë viteve, por shumë pak prodhues makinash e kanë bërë këtë. Në periudhën pas luftes ishte vetëm Fordi(i cili furnizonte Saab me këto motorra) dhe Lancia. Gjithashtu dhe Porsche e përdori V4 per makinën e garës 919 hibrid LMP1.
Mike Fernie në Drivetribe shpjegon se V4 janë motorra shume të mirë sepse janë relativisht të vegjël. Sigurisht që janë më te gjerë se sa motorrat tradicional .V4 janë më të shkurter për shkak se kanë vetëm 2 cilindra në një rrjesht. Masa e tyre e vogël tregon që janë goxha të kompakt gjë e cila ishte avatazh për modelin 919 sepse mund të perdoret si një element aktiv i shasisë së makinës.
Mund të mendoni se V4 është tmerrësisht i pa balancuar dhe jo i rafinuar, por nuk është ky rasti. Boshtet e V4 relativisht të shkurter nuk krijojnë shumë dridhje dhe nëse linjat e cilindrave pozicionohen në 90 grade forcat fillestare të tyre eleminojnë njëra tjetrën gjë që con në një funksionim më të qetë të motorrit.
Problemi është se V4 është shumë i komplikuar.Si të gjithë motorrat e tjere ne formë V-je , V4 i nevojiten dy koka cilindrash, dy kolektore shkarkimi, dy sete valvulash dhe dyfishi i boshteve të një motorri normal. Kjo e bën V4 të shtrenjtë për tu ndërtuar dhe zhvilluar. Lancia e zgjidhi disi këtë duke përdorur një kënd në formë V, 12 gradë, që do të thotë se mund të përdoret vetëm një kokë cilindri. Por një V4 me një kënd më të vogël se 90 gradë midis linjës së cilindrave kërkon një bosht balancues i cili e komplikon më shumë gjëndjen.
Këto janë arsyet përse V4 nuk ngjiti tek makinat, pavarësisht eksperimentit të Fordit dhe Lancias. Kostot ekstra dhe kompleksiteti i V4 ja vlejnë vetëm për motocikletat sportive të një niveli të larte, si Ducati V4 Panigale sepse ka vetëm pak hapësire për të punuar. Për modelin 919 ,V4 ka kuptim të përdoret për shkak të masës së vogel, fortësisë dhe konsumit të mirë të karburantit. Ishte gjithashtu e lehtë te montoje një sistem hibrid përreth motorrit dhe Porshe kishte një buxhet shumë të mire për 919 –tën, kështu që kosto e lartë për V4 nuk ishte problem.