Share with:


Një aksident jo dhe aq fatal për fat të mirë, dhe Paddy McGuinnes ishte me fat që shmangu çdo lloj dëmtimi.

Prezantuesi dhe komediani po xhironte një episod nga Top Gear në North Yorkshire ditën e sotme kur përplasi një Lamborghini Diablo të 1990. Arsyeja e daljes nga rruga ishte një pjesë vaji e derdhur në rrugë sipas spekulimeve.


Siguria e Top Gear në ato momente është siguruar që nuk ka pasur dëme në njerëz dhe asnjë makinë tjetër nuk është përshirë në aksident. Gjithashtu policia deklaron se shpejtësia ka qënë poshtë limitit të shpejtësisë së rrugës.

Makina ka dalë jashtë rruge duke hyrë në një fushë me bar dhe nuk ka pasur dëmtime të rënda, dhe McGuinnes ka dalë i buzëqeshur nga mjeti.

Share with:


protire