Të arrish të mbash në kontroll një makinë të fuqishme, është një sfidë e vërtetë për të gjithë.
Nuk ka rëndësi eksperienca, shumë makina, janë tepër të pa parashikueshme, për më tepër kur sistemet e kontrollit të diferencialit janë të çaktivizuara.
Porsche 991 Turbo është një nga makinat më impresionuese dhe të shpejta të viteve të fundit. Sistemi i saj 4 wheel drive dhe kambio fantastike PDK e pozicionojnë këtë makinë në elitën e kategorisë se vet.
Por përtej kësaj, ajo është një makinë tmerrësisht e vështirë për t’u drejtuar dhe pakujdesia më e vogël mund të kushtojë shumë.
Pamjet më poshtë vijnë nga diku në Hollandë, ku një 991 Turbo për pak u vetë-flijua…