Presidenti i Filipineve shkatërron supermakinat me vlerë 4.6 mln euro (pamje të rënda)

Share with:


Supermakinat me vlerë më shumë se 4.6 milionë euro u shtypën nga një buldozer në një goditje te rrjetit kontraband në Filipine.

Lamborghini, Porshe, Mustangë dhe motoçikleta u shtypen dhe shkaterruan ndërkohe qe presidenti Rodrigo Duterte brohoriste.

Të paktën 75 makina luksoze u sekuestruan nga zyrtarët doganorë teksa ishin në vend, si pjesë e procedures.

Ato ishin pjesë e një ngarkese të fundit prej 800 makinash kontrabandë të sekuestruara nga autoritetet portuale në Cayagan, konfirmoi një deklaratë nga zyra e presidentit.

Presidenti inspektoi makinat përpara se të shtypeshin në qytetin e Sta Ana në veri të vendit.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti tenton të shtypë makina.

Sipas Khaleejtimes, makinat do të shtypeshin në janar, por McLaren 720S, një Lamborghini Gallardo dhe Murcielago dhe një Ferrari F430 fillimisht në listën për t’u hequr, u zhdukën papritur.

Vendndodhja e këtyre supermakinave nuk mund të verifikohej, por ato nuk ishin ndër ato të shtypura në fillim të vitit, kur një Corvette Stingray, BMW, Porsche dhe një Mercedes pësuan të njëjtin fat si ato të kësaj jave.

Share with:


protire