Ajo çfarë ne i themi muskuj të pastër amerikanë. Një motor 8.0L V10 është një motor shumë i madh për shumicën e njërëzve, por do të ketë gjithmonë nga ata që kërkojnë më shumë fuqi. Siç kemi parë shumë video, motori i Viper përgjigjet shumë mirë ndaj turbove. Konfigurime me dy turbo janë shumë popullore tek Viper sidomos për gara drag, siç është ky në video.
Ky Viper që është në pronësi të Sal Patel, është modifikuar ektremisht për shpejtësi të larta në vijë të drejtë. Kur u testuar së fundmi në një dyno ai arrite të nxirrte plotë 2872 kuaj fuqi, gjë e cila shumë e frikshme për jetën e përditshmë. Videoja tregon që në kulmin e fuqisë ky Viper është në gjendje të lëvizë dhe ajrin kudo në dyno, duke shtyre dhe lëvizur objektet atje dhe duke krijuar shumë tym. Nga fundi mund të dalloni pjesën e marmitës duke u skuqur nga nxehja.
Pavarësisht shifrave marramëndëse të fuqisë, modifikuesi i kësaj makine shprehet se ajo përdor akoma bllokun stock të motorit. Nqs një Viper normal nuk mund të mbahet në kontroll edhe stock, çfarë mendoni se mund të bëjë një përbindësh i tillë?