Share with:


Porsche 911 GT3 Cup ka një zhurmë fantastike direkt sapo del nga prodhimi. Kjo dihet disi pasi është një makinë e dedikuar garash piste dhe të gjithë e dinë që makinat e garave kanë një zhurmë orgazmike falë heqjes së kufizimeve që makinat e rrugës kanë. Por gjithmonë mund të bëhet më mirë.

Në një mision për të shtrydhur çdo grimcë performance nga kjo makinë, grupi i Dundon Motorsport mundohen të nxjerrin atë çfarë ky GT3 fsheh. Ata zendësojnë kolektorët me tuba më të gjatë dhe zmadhojnë farfallën. Efektet anësore? Një zhurmë akoma më e magjishme.

Në xhirot e ulëta zhurma nuk është shumë më ndryshe se ajo stock por sapo motori arrin maksimumin në redline, modifikimet japin efektet e tyre. Ndiqeni vet që ta besoni!

Share with:


protire