Është thuajse e pamundur që të kesh qënë duke i dhënë makinës natën dhe të paktën një person të mos të të ketë bezdisur me dritat e gjata, për një arsye apo për një tjetër.
Në fakt është sa e bezdisshme aq edhe e rrezikshme. Nuk kanë qënë të pakëta rastet kur janë shkaktuar aksidente nga verbimi i shkaktuar nga dritat.
Por ky problem duket se ka marrë përmasa goxha të mëdha ne Kine. Polica vendase ka marrë masat për të ndërgjegjësuar shoferet e papërgjegjshëm.
Ata i kërkojnë shoferëve në fjalë të hapin krahun, më pas, i japin një karrige që të ulen dhe i vendosin përpara makinës së tyre për të shkaktuar te ata thuajse të njëjtën ndjesi që perjetojnë shoferët e tjerë.
Unë do thoja që fushata të tilla duhet të merren edhe në Shqipëri…