Share with:


Prej shumë e shumë vitesh, ndoshta edhe që prej themelimit të saj në vitin 1931, Porsche ka treguar se di të bëjë disa nga makinat më të mira sportive.

Legjendarja 911, e prezantuar për herë të parë në vitin 1963 ka qënë dhe është një frymëzim për të gjithë brezat ndër vite. Por, kënaqësia shpesh paguhet shtrenjtë dhe fatkeqsisht, të blesh e të mbash një Porsche nuk është edhe aq e lehtë dhe e lirë.
Por si entuziastë, ne gjithmonë gjejmë edhe skutat më të errta për të shijuar sado pak nga kjo mrekulli mekanike e teknologjike.
Ndoshta për shumë pak e bezdisshme, por road trips ose e thene shqip udhëtimet e gjata me makinë, janë një nga mënyrat me origjinale dhe subjektivisht më efektive për të shijuar çdo lloj makine. E kur vjen puna tek makinat sportive, adrenalina është mëse e garantuar.
Konkretisht dhe lidhur me videon e mëposhtme, jemi duke folur për Porsche 911 GT3RS. Ajo, ndryshe nga 911 GT3, fuqizohet nga motorri 4.0 liter boxter me 6 cilindra, i aftë të prodhojë 500 kuaj fuqi dhe 460 Nm torque. Kambio e vetme e disponueshme është ajo PDK, e aftë që ta bëjë këtë makinë tepër argëtuese, megjithëse zakonisht, kambio manuale njihen më tepër dhe janë më të spikatura nga puristët.
Një makinë e tillë, e aftë të vendosi rekorde nëpër shumë pista, është gjithashtu e aftë të të bëjë t’a shijosh në maksimum udhëtimin nëpër brigjet veri-perëndimore të Italisë e deri në Monaco.
Udhëtimi fillon në Firenze, vazhdon në Portofino, dhe në fund në Monaco, teksa nata bie.

Share with:


protire