Disa janë plakur që në rini, kurse disa të tjerë janë ende të rinj edhe pas 6 dekadash e gjysëm.
Ky është Walter Röhrl. Një person të cilin nëqoftëse nuk e njihni, do të thotë se keni humbur shumë nga bota e automobilizmit.
Röhrl është 69 vjeçari, pilot legjendar i Audi në epokën e artë të motorsportit dhe veçanërit rally, disiplinës në të cilën ai u spikat së tepërmi.
Ishin vitet 70-80, vite kur Röhrl me shokë nuk njihnin limite. As makinat nuk kishin limite. Aq të çmendura sa ishin makinat aq edhe të çmendur ishin edhe pilotët. Ndonjë herë krej natyrshëm vjen një pyetje në mendje: ai ishin më të aftë pilotet e atyre viteve, e ndoshta edhe pak më përpara, se këta të ditëve që jetojmë, për shkak të shkallës së vështirësisë së pilotimit? Është një pyetje e cila has mendime të ndryshme, por në një pikë shumë bashkohen: Makinat e prodhuara kanë qënë kryevepra!
E sot më shumë se kurrë e ndjejmë nevojën e tyre. Por gjithmonë, ka disa përjashtime. Kështu konkretish jemi duke folur per Porsche 911 GT3 RS. Bukuroshja lozonjare nga Stuttgart-i i Gjermanisë, e drejtuar nga legjenda Röhrl, bëjnë një çift tepër të bukur, të cilit është e vështirë t’ia ndash sytë!