Share with:


Pritet që kompania gjigande Mercedes Benz të tërheqë më shumë se 660 mijë makina nga tregu kinez për shkak të një rrjedhjeje vaji nga motori deri në fund të vitit.

Një guarnicion mes pompës së presionit të lartë dhe një tubacioni të presionit të ulët mund të dobësohet në një kohë të shkurtër, duke lejuar vajin të rrjedhë nga motori kur makina punon në kushte të motit të ftohtë, duke u gjykuar kjo nga Administrada e shtetit Kinez për rregullimin e tregut.

Tërheqja e 668,954 makinave do të fillojë në 18 Dhjetor. Ajo do të përfshijë edhe modele të prodhuara nga 2013 deri në 2017, këtu duke përmendur C Class, E Class, V Class, GLK, CLS, SLC, GLC SUV, dhe VITO.

Shumë nga këto modele janë prodhuar në Kinë nga Beijing Benz Automotive Co. Rreth 12,500 janë ndërtuar nga Fujian Benz Automotive Co., dhe rreth 36,000 janë importuar.

Tregtarët me pakicë do të bëjnë servisimet dhe ndërimiin e pjesëve falas.
Ky njoftim ndjek një tërheqje të mëparshmë prej 4,653 G Class të importuar që kishin probleme me kyçjen e ulësve për fëmijët.

Share with:


protire