MAKINAT QE SHPETUAN KOMPANITE NGA FALIMENTI

Share with:


Shumë kompani te famshme makinash i janë afruar rrezikshëm kufirit të shkatërrimit financiar, derisa jane shpetuar nga një model i vetëm i prodhuar prej tyre.

01 Volkswagen Golf MKI

Historia e Volkswagen Golf fillon me Volkswagen Beetle, një nga makinat më të suksesshme dhe më ikonike të ndërtuara ndonjëherë. Gjatë kulmit të saj, nga vitet 1940 deri në vitet 1960, kompania prodhoi disa variante.
Nga fillimi i viteve 70, Volkswagen kishte provuar disa zëvendësime, duke përfshirë tipin 4, dhe hatchback-un me motor të mesëm të projektuar nga Porsche, EA266, nga të cilat u ndërtuan 50 prototipe. Megjithatë, pak para prodhimit, kjo linje u anulua nga shefi i ri i Volkswagen, Rudolph Leiding.

Nën menaxhimin e ri, VW investoi në një linjë krejtësisht të re modelesh, të udhëhequr nga Passat, dhe menjëherë më pas, Golf MKI, i cili paraqiste një platformë të re me rrota të përparme aktive dhe motorr i4. Ky model ishte një sukses i menjëhershëm.

02 BMW 700

E keni dëgjuar atë për kohën kur BMW gati falimentoi? Sado befasuese të duket sot, një seri modelesh me shitje të dobët – duke filluar nga 501, 503 dhe 507 tek Isetta – çuan pikërisht në këtë pike kompanine në fund të viteve 1950.

Shpëtimtarja? BMW 700.

E zbuluar në Panairin e Makinave të Frankfurtit të vitit 1959, ishte BMW-ja e parë që përdori një shasi monokoke. Makina kishte motorr te sheshtë 697cc montuar në pjesën e pasme,i cili kishte zanafillë e vet nga motori i motoçikletës së BMW-së.

Fillimisht e ofruar si një coupe, e ndjekur menjëherë nga një saloon dhe kabriolet, BMW vazhdoi të shiste 188,000 modele deri në 1965, vitin kur prodhimi përfundoi. Pa 700, BMW siç e njohim sot ka të ngjarë të mos ekzistonte.

03 Aston Martin DB7

Nga fundi i viteve 1980, Aston Martin po dukej pak në hall. Pavarësisht nga historia e bujshme, kompania dukej se ishte në prag te falimentit. Kjo, natyrisht, deri në një ndërhyrje nga Ford me lancimin e një modeli të veçantë në vitin 1994.

Modeli DB7. I projektuar nga Ian Callum, DB7 u bazua në një platformë pak të evoluar nga Jaguar XJS (Jaguar ishte gjithashtu në pronësi të Fordit në atë kohë), dhe kishte një motor 3.2-l me 6 cilindra dhe pjesë te huazuara nga Ford, Mazda dhe Citroen. Menjëherë, modeli u bë një hit.

04 Porsche 986 Boxster and 996 911

Porsche thuajse falimentoi në vitin 1992. Marka gjermane rriti çmimet e blerjes dhe perdorimit të makinave të saj jashtë Gjermanisë, kështu që 911, 928 dhe 968 me motor të përparmë ishin në vështirësi.

Në vitin 1993 Porsche zbuloi konceptin Boxster, një gjë që i hapi rrugën një roadsteri më të lirë, unik dhe tërheqës, Boxster-it të gjeneratës 986. Pjesa më e madhe e pjesës së përparme dhe motori me ftohje me ujë, do të ndaheshin me gjeneratën e ardhshme 996 911. Dhe pjesët e zakonshme kursenin kostot. Skeptikët nuk e pëlqyen ftohjen me ujë në fillim, por ndërkohë që gama e 911 lulëzoi në shumë Carrera, GT3 dhe GT2, ata ranë në heshtje.

05 Bentley Continental GT

Para ardhjes së Bentley Continental GT në 2003, Bentley kishte mesatarisht vetëm 1000 makina në vit. Pesë vjet pas blerjes së saj nga Volkswagen, ajo kishte nevojë për një histori suksesi. Bentley Continental GT i vitit 2003 ishte pikërisht ajo histori.

Falë pamjes së tij elegante të coupes, kabinës me katër vende dhe motorit 6.0-litërsh W12 twin-turbo, 3200 klientë depozituan paratë para se makina të hidhej në treg. Vetëm në vitin e parë të saj, ajo shtoi shtatëfish shitjet e Bentley-t, me 6,896 shitura.

Me një total prej 40,000 modelesh te prodhuara, u dëshmua se Bentley mund të ishte një markë e suksesshme dhe fitimprurëse.

Share with:


protire