Dizajni i automobilave ndryshoi përgjithmonë me Cord 810 në vitin 1936. Ishte makina e parë që prezantoi botën me fenerët pop-up.
Edhe pse fenerët pop-up nuk shfaqen më në makina, në vitet ’80, ata ishin tipari më i spikatur i makinave ikonike sportive të kohës, si Mazda MX-5, Ferrari Testarossa dhe Porsche 944. Fatkeqësisht, për arsye sigurie , veçoria e dritave të përparme pop-up u zhduk me Lotus Esprit dhe Chevrolet Corvette C5 në 2004.
Ferrari F40
Ferrari F40 ishte makina e fundit që Enzo Ferrari e miratoi për prodhim, dhe ishte gjithashtu makina më e shpejtë në botë, duke mposhtur Porsche 959 me një shpejtësi maksimale prej 323 km/orë në 1987.
BMW M1
BMW M1 u prodhua vetëm në 453 modele. Megjithatë, kjo sigurisht që nuk e pengoi atë të fitonte statusin e kultit në botën e fansave të automjeteve. M1 supozohej të ishte një projekt Lamborghini dhe BMW, por në fund, makina u ndërtua nga disa ish-punonjës të Lamborghini-t që bashkëpunonuan me BMW.
Lamborghini Diablo
Deri më sot, Diablo është një nga Lamborghini-t me pamje më të mirë ndonjëherë. Është padyshim më e bukura e ofruar me fenerët pop-up. Lamborghini prodhoi Diablo midis 1990 dhe 2001 por, me pas e zëvendësoi atë me Murciélago.
Seria BMW 8 (E31)
Kjo ishte makina që e vendosi BMW-në në majë të listës së automobilave. Me përshpejtimin fantastik dhe stilin e eleganrt, nuk keni pse të pyesni veten pse është bërë një model koleksioni sot.
Lamborghini Countach
Stili i Countach u prezantua për publikun në vitin 1970, si makina koncept Lancia Stratos Zero. Shfaqja e parë e prototipit Countach ishte në Motor Show në Gjenevë të vitit 1971, si koncept Lamborghini LP500.
…dhe embelsira per ne fund…
Maserati Ghibli (AM115)
Ghibli i vitit 1966 e ngriti shume lart standartin e pritur per pamjen dhe stilin e Maserati. Ghibli ende mbetet në mendjet e njerezve si një nga Maserati-të më të bukur deri më sot. Modeli përfaqëson me të vërtetë Maserati: një automjet luksoz, por sportiv, i aftë të shkojë nga o deri 100 km/orë në vetëm 6,8 sekonda – dhe kjo në vitet ’60.