Lotus Evija pritet të jetë gjenerata e re Hypercar

Share with:


Jo shumë kohë më parë 500hp mjatueshëm edhe për makina të cilat kishin performance të lartë.
Sot është krejt e kundërta pasi po jetojmë në epokën e Hypercar e cila po përhapet me hapa gjigand.
Ky prototip I Lotus Evija po testohej në pistën e Hethel të Lotus me fuqi të kufizuar, 1600hp për të qënë më I saktë ose e barabartë me një Chiron Super Sport. Evija pritet të prodhojë rreth 2000hp.
Shifra të cmendura nga këto modelet EV.
Përvec kufizimit ne fuqi Evija gjithashtu nuk kishte të aktivizuara sistemet aerodinamike, kalibirimi tek amortizatoret nuk ishte final, apo mundësin për të dërguar fuqinë në cdo aks apo dhe të ndaj fuqinë në aksin para apo mbrapa dhe shpejtësia maksimale e limituar gjithashut deri në 140mph ose 225kph ku u arrit shumë lehte në pjesën më të gjatë të pistës.
Gjatë testimit Evija kishte probleme me menaxhimin e traction control. Sipas Lotus ata mendojnë që të arrijnë ta rregullojnë pa asistencën e sistemeve të ndryshme kompjuterike. Evija kishte veshur Trofeo R gjatë testimeve në pistë .
Sipas gazetarëve që kanë testuar këtë makinë kanë thenë që edhe pse me fuqi të kufizuar ka një akselerim tepër të dhunshëm. Një ndjesi krejt tjetër pasi jemi mësuar me hypercar ku ka zhurmë dhe emocion në ndrimin e marshit, nderkohe Hypercar që po vijnë në këtë dekade të re do te jenë me tepër elektike e sigurisht do të jenë rraketa të vërteta.
Kur flasim për zhurmë sigurisht themi për zhurmat që prodhojnë motoret me 6, 8 ,10 , 12, 16 pistona. Tek Evija sigurisht kemi zhurmë, më tepër si një “HUM” e cila vjen nga poshtë strukturës së karbonint nga dy motoret elektik të cilët ndodhen në aksin pare. Gjithashtu frenat me qeramikë fishkellejnë e gomat që fërkohen me asfaltin, sidmos kur kthesat merren shumë shpejt.
Për sa I përket akselerimit edhe pse me fuqi të reduktuar prej 1600hp ajo arriti të kap 0-100 tek 3 sekondshi. Nëse keni provuar akselerimin e Tesla në Ludicrous mode, ka të njëjtën ndjesi.
Cfarë Evija e bën shumë të ndryshme nga cdo makinë elektrike është akselerimin që krijohet pasi kapen tre shifrat ne kilometrazh. Në modele të tjera makinash pas 120-140kph akselerimi fillon e ulet , ndërkohë Evija bëhet akoma me e frikshme, mbase do të krahasohej me ndjesinë që jep launch I Chiron.
LOTUS pretendon se Evija do arrij të kap 186mph ose 300kph për 9 sekonda ndërkoh Bugatti për 13.6 sekonda. Sa I përket distancës me një karikim, Lotus pretendon të jetë rreth 250 mile ose 400 kilometra nëse sigurisht e nget në mënyrë tepër xhentile por kur ti I shtyp pedalin në maksimum që sigurisht shumica e pronarëve do bëjenë, bateria do konsumohet brenda 15 min. Gjithashtu Evija do të suportojë dhe një karikim Ultra High Speed e cila shkon në 350kW. E përkthyer ndryshe karikohet më shpejt sec ju mund ta harxhoni duke ecur si I cmendur.
Evija është ende në test pasi shumë prej sistemeve janë në zhvillim por ajo do të jetë mbase një nga makinat më të cmendura të prodhuara në këtë dekadë të re.
Lotus pretendon që të prodhojë rreth 130 makina e secila prej tyre të kushtojë të paktën $2milion.

Share with:


protire