Lancia Delta EVO-E: Ajo çka nuk prisnim në 2021

Share with:


Green Corp Konnection ose GCK, është një firmë franceze e cila merret me konvertimin e makinave, motorrave, kamionëve, në mjete elektrike ose me hidrogjen. U themelua në 2017 nga Eric Boudot.
Krijimi i saj më i fundit, ai që emocionon çdo entuziast makinash është makina që ka fituar kampionatin botëror të rally 6 herë rradhazi që nga 1987 dhe 1992, në qoftë se ende nuk e keni zbuluar…
Bëhet fjalë për Lancia Delta Integrale, e risjellë në epokën moderne me rreth 263 ndryshime të reja. Procesi fillon me restaurimin total të makinës dhuruese, zhveshje totale e bojës, shtim i pjesëve përforëcuese, përmirësimi i mekanikës dhe veshje totale e metalit me anti-ndryshk.
Kofano, parafango, parakolp dhe prapakolp, të lyera në gri matte, duke shtuar dhe një listë të gjatë elementësh karboni ku përfshihen splitter dhe bishti i xhamit të pasëm. Pjesët si: frenat, amortizatorët, pasqyrat, lidhjet dhe strukturat e vogla brenda makinës janë rinovuar dhe trupi është shkëputur nga shasia për të përforëcuar saldimet. Ajo çka është shtuar? Një diferencial qendror që ndihmon makinën të përshtatet me ndryshimin e fuqisë.

Fjalia para rendëse na bën të kalojmë automatikisht tek burimi i energjisë. Hiqet nga makina motorri me djegie të brendshme dhe zëvendësohet me një sistem që ofron 199 kuaj fuqi. Bateria 30kWh e litiumit mundëson 200km udhëtim, megjithëse pritet të ulen shifrat, kur makina të shfrytëzohet në origjinalitetin e saj. Transmisioni manual është ruajtur, kështu që mund ta ndjeni ende goditjen e ndërrimit të marsheve. Evo-e kap shifrën e 8000 rrotullimeve për minutë, arrin 0-100 për 6,2 sekonda dhe përllogaritet të përshkojë 1000 metra brenda 26 sekondash. Pesha arrin 1440 kg, ose diçka e tillë, sidoqoftë raporti i bie të jetë diku tek 7.2kg për kuaj fuqi.
Në total do të prodhohen 47 ekzemplarë, 36 EVO-e dhe 11 prodhime speciale Rallye. Këto të fundit janë pajisur me skelet të pasëm prej karboni dhe shasi alumini. Ndenjëset Sparco të veshur me alcantara me qepje blu dhe të kuqe, tapet të kuq dhe kokë marshi të shkurtër, për ndërrime marshesh më agresive.
Për ta përmbyllur, Didier Auriol, ish-kampion rally, I cili ka fituar 2 herë kampionatin botëror në…Lancia Delta Integrale, do të bëjë personalisht dorëzimin e çdo makine.

Share with:


protire