LAMTUMIRE MANUAL – FUNDI I NJE EPOKE PER BMW

Share with:


Behet fjale per pedalin e trete – duket se M2 do te jete makina e fundit e prodhuar me kambio manuale nga BMW.

Ditët kambios manuale te BMW janë të numëruara. Kreu i zhvillimit të BMW M, Dirk Hacker, konfirmoi të njëjtën gjë në një intervistë me Top Gear, duke thënë se M2 ka të ngjarë të jetë makina e fundit nga marka që do të ofrojë njëpilotim me leve marshi dhe tre pedale.

“Nuk është vetëm një vendim i BMW, është gjithashtu një vendim i furnitorëve,”
tha Hacker për Top Gear kur u pyet nëse manuali do të vdesë me M2 aktual. “Nëse hidhni një sy përreth, do të shihni se e ardhmja për furnizuesit e transmisioneve manuale do të ulet. Kështu që nuk jam i sigurt se do të kemi mundësinë në të ardhmen – por kur flasim per te ardhmen , e kemi fjalen per gjashtë, shtatë vjet me pas.”

Ne fakt, prodhuesit e tjerë po marrin një rrugë ndryshe, duke sjellë përvojën manuale në epokën elektrike duke përdorur ndërrime sintetike të marsheve dhe tingujt e motorit. Toyota konfirmoi se po zhvillon një EV të performancës me një transmision manual.

Share with:


protire