Vitet e fundit, pavarsisht shifrave të çmendura që qarkullojnë, shumë dashamirës të Formula 1, janë të zhgënjyer nga cilësia e kësaj gare.
Ajo është kthyer në një garë komerciale ku shumica e garave të sezonit, nuk të bëjnë më entuzist si vite më parë. Pilotë të rinj, dhe pa shumë eksperiencë tashmë MUNDEN që të jenë pjesë e lojës, ndërkohe që vite më parë jo të gjithë ishin të aftë qoftë edhe “t’i trokisnin derës”. Ashtu siç është shprehur edhe Niki Lauda, sot, gjithkush mundet të ngasi një makinë të tillë dhe shkalla e vështirësisë ka rënë ndjeshëm ndërkohe që duhet të ndodhte e kundërta.
Por gjithsesi, përtej këti negativiteti, disa evente më të vogla janë duke kthyer përsëri entuziazmin tek dashamirësit.
Rasi në fjalë, vjen nga Australia’s Improved Production Car Championship, një kampionat i organizuar në Australinë e largët, i çertifikuar nga federata vendase, dhe që konsiston në modifikimin e makinave të zakonshme të rrugës, dhe përmirësimit kështu të performancës së tyre.
Video flet vetë. Shpesh, ose në shumicën e rasteve, paratë nuk janë gjithçka!