Share with:


Në qytetin e Kirkuk-ut në Irak, një person me emrin Ako Abdulrahmanm, ka shpëtuar deri më sot 70 jetë nga plumbat e sniper-ave.

Kur militantet xhihadis filluan të merrnin terren në qytet, ai bleu një BMW të blinduar në një ankand për vetëm $10,000. Fillimisht makina u përdor nga vetë Ako dhe miqtë e tij për t’u larguar të sigurtë nga qyteti. Por më vonë, ajo u përdor për qëllime akoma më fisnike. Zakonisht ambulancat ose mjekët bien nën shinjestren e sniper-ave, gjë që e bën të pamundur punën e tyre. Me ndihmën e kësaj makine të dëmtuarit mund të transportohen të sigurtë.
Publikuar nga CCN, Ako Abdulrahmanm thote: “I thashë vetes, kjo është koha e duhur për të ndihmuar njerëz, ky është momenti i duhur. Unë jam një luftëtar dhe kam një makinë të blinduar, do të ishte turp po të mos ndihmoja”. “Unë vazhdova t’i thoja vetes, njerëzit e mi janë në rrezik, ata kanë nevojë për mua, qyteti im është në rrezik, unë duhet ta mbroj atë” vijon ai. Ai gjithashtu thotë se BMW i ka kërkuar atij që ta dërgojë makinën e tij në zyrat qëndrore të BMW dhe në këmbim të marrë një makinë të re të blinduar, por ai e ka refuzuar këtë ofertë.
Janë rreth 50 plumbat të cilat kanë goditur makinën e tij.
“Une nuk jam një hero” shprehet ai per CNN, “unë jam një iraken i zakonshëm që do të mbrojë vendin e vet nga kriminelët dhe vrasësit”.

faec90570a30659ed28b8dd484f227d7

Save

Share with:


protire