Jaguar festoon 60 vjetorin e E Type në Mars të 2021 dhe ka marrë shkasë të prodhojë një F Type të limituar , i quajtur Heritage 60 nga SV Bespoke. E Type konsiderohet si një nga kryeveprat historike nga Jaguar dhe për momentin ndodhet në muzeun e artit modern në New York, një makinë që konsiderohet si një nga siluetat më ikonike në botën automotive.
Ky F Type Limited Edition Heritage 60 do të ketë plot 575 kuaj nga një motor V8 Supercharged, i njëjti me F Type R, por ndryshe nga ai vetëm 60 copë do të ndërtohen, një kombinim i bukur 60-tash. Çdo model do të ketë prekjen me dorën e ekspertëve tek SV Bespoke. Qershia mbi tortë është ngjyra tipike Sherëood Green, një ngjyrë origjinaliteti i së cilës buron nga vetë E Type dhe nuk ka qënë prezente në ndonjë Jaguar që nga 1960-ta. Heritage 60 gjithashtu do të ketë detaje alumini, logon e E Type 60 të stampuar tek mbështetëset e kokës, sedilje me peshë të lehtë sportive të huazuara nga E Type gjithashtu.
Bukuria e F Type Heritage 60 do të jetë e mundur në dy versione, Coupe dhe Convertible me disqet ekskluzive Diamond-Turned 20’. Çmimi i Heritage 60 vjen rrotull 165,000$.