Share with:


Se cilat rrota të makinës tonë janë aktive, do të thotë shumë për mënyrën se si ajo duhet të drejtohet, jo vetëm në pistë por edhe në rrugë.

3 janë sistemet, front-wheel drive (rrotat e para aktive), rear-wheel drive (rrotat e pasme aktive) dhe all-wheel drive (te katërta rrotat aktive).
Sistemi front-wheel-drive, është sistemi hyrës në këtë fushë (kryesisht), pasi shumë makina të cilat janë të sugjerueshme për të rinjtë që sapo kanë marrë patenten, kanë rrotat e para aktive. Gjithashtu shumë hot-hatch si Honda Civic Type R, VW Golf GTI, Renault Megane RS, Mini Cooper S etj janë ekzaktësisht të dizenjuara për të prodhuar maksimalisht rreth 300 kuaj fuqi, e mjaftueshme në shumë raste, por edhe mjaftueshëm të ekzagjeruara edhe për ata më me shumë eksperience. Nga ana tjeter rear-wheel-drive kërkon pak më tepër eksperiencë dhe aftësi, kjo për shkak se vetë mënyra se si sillet makina në situata jo edhe aq te favorshme, të lë tepër vënd për të gabuar. Kurse all-wheel-drive, është me të vërtetë “orgazma” e profesionistëve. Të drejtosh apo edhe të shijosh një makinë të tillë, nuk është aspak e lehtë.
Por, për të na folur pak më teknikisht se si mund t’i shfrytëzojmë këto 3 sisteme, le të shohim se ç’thonë profesionistët

Share with:


protire