IMAGJINOJMë SIKUR KEMI NJë BUGATTI…

Share with:


…Sa do na kushtonte mirëmbajtja?

Ndoshta disa prej nesh e kanë imagjinuar veten në timonin e një bishe me 1500 kuaj-fuqi si Bugatti Chiron dhe më pas jemi përmendur nga cmimi 3 milion dollarsh për blerjen e këtij mjeti. Por, a ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend se sa mund të kushtojë mirëmbajtja e kësaj supermakine?

Në një video të serisë “The Hamilton Collection”, Steve Hamilton bën një llogari të shpejtë të kostove të mirëmbajtjes për Chiron-in që nga momenti kur e bleu, 10 vite më parë. Pjesa më e madhe e mirëmbajtjeve që janë bërë, ishin pjesë e garancisë 4 vjecare. Nëse makina nuk do të kishte patur garanci, një shërbim rutinë do të kishte kushtuar 34,000 $. Shërbimet vjetore të këtij mjeti kushtojnë 11,500 $.

Nëse do të donit një garanci bazë shtesë 4 vjecare, do ju kushtone 204,000 $. Edhe pse tejet e shtrenjtë, kjo paketë përfshin cdo rregullim, nga vaj-filtra tek disqet e thyera. Nëse pronari i një Bugatti Chiron ka në plan ta mbajë makinën për 10 vite, 6 vitet e ardhshme pas garancisë 4 vjecare fillestare do të kushtojnë 91,500 $ (11,500 $ shërbime vjetore plus një shërbim kryesor 4 vjecar me vlerën 34,000 $). Këtu bëhet fjalë për shërbime rutinë, pa përfshirë rregullime për pjesët që prishen gjatë rrugës. Duke patur parasysh që një fener i pasëm i Bugattit kushton 10,000 $, garancia 4 vjecare është ide e mirë.

Po nëse, largqoftë, na duhet të zëvendësojmë motorin 8.0 litër W16? Bëni gati 856,406.98 $ (98 cent-shi më qesharak në histori). Nëse kambio me dopio-freksion e Chironit tuaj prishet, kjo do të thotë edhe 185,000 $ të tjera të ikura. Po frenat? Vetëm helikat e parme kushtojnë 18,000 $, me një shtesë prej 6,700 $ për pllakat. E njëjta gjë qëndron dhe për helikat e pasme, me ndryshimin e vetëm që cmimi i pllakave kushton 4,000 $.

Share with:


protire