Sipas revistës Car Magazine M5 aktuale është e fundit e cila do jetë e fuqizuar nga motori vetëm me benzinë. Edhe pse pritet që M5 e ardhshme të dalë në vitin 2024, ky është një parashikim afatgjatë.
Por shpresat qëndrojnë tek versioni hibrid, i cili pritet të ketë një motor V8 i ndihmuar nga motorë elektrik dhe fuqia e nxjerr nga ky bashkepunim do jetë 750kuaj. Këto mund ti quajmë lajme shumë të mira, pasi do të thotë 133 kuaj më shumë se M5 F90. I njëjti kombinim pritet të përdoret edhe nga X8 M kur të dalë.
Për sa i përket versionit elektrik, thashethemet tregojnë që do të ketë një bateri 135 kWh me një arkitekture 400 volt që është në gjendje për karikime deri ne 350kW. Por besohet edhe që kompania shumë shpejtë do kalojë në sisteme me arkitekture 800 volt për karikim më të shpejtë, njësoj si tek Porsche Taycan.
Për sa i përket kilometrave që mund të përshkruajë versioni elektrik raportohen rreth 435 milje ose 700km. Kjo është një arritje shumë e madhe sidomos për një makinë performance. E fuqizuar nga dy elektromotorë nga 250kW në secilin aks, fuqia mendohet të jetë rreth 1000kuaj duke e çuar makinën në 100km/h për 2.9 sekonda.
Prisni kohë më të shpejta për fuqi të tillë? Sigurisht. Por shtimi i një baterie të madhe do e kufizojë disi M5. Gjithashtu do ketë versione të ndryshme fuqie dhe për momentin zërat janë të turbullt. Por me ligjet e ndotjeve që po ngushtohen dita ditës, dita kur do shohim një BMW komplet elektrike nuk duken larg.