E kishit menduar ndonjëherë që në Shqipëri do ndërtohej një makinë e posaçme për drift? As ne.
Drive Channel dhe Etioni në bashkëpunim me ProPainting Albania po punojnë për ndërtimin e një makine për gara drift.
Projekti është i bazuar mbi një BMW M3 E92. Të gjithë e dimë që nga gjermanet BMW është mbreti i driftit.
Makinës i është ndërtuar një bodykit i ri për tu përshtatur me të dhënat teknike. Për arsye se makina është zgjeruar si në aksin e përparëm dhe në atë të pasëm, ishte i nevojshëm dhe ky ndryshim drastik i trupit i cili eshte dizenjuar nga ekipi i Drive dhe realizuar nga ProPainting Albania.
Të gjitha pjesët janë prej fibre karboni për të ulur sa më shumë peshën por dhe për ta bërë makinen fenomenale në pamje.
Ndryshimet fillojn që nga parakolpi i cili është ndërtuar nga pika 0 duke vazhduar tek parafangot e fryra, shiritat e poshtëm me shtesat aerodinamike dhe pjesa e prapafangos e ridizenjuar për të ndihmuar sistemin e frenimit të marri me shumë ajër dhe për të mos lejuar tymin e gomave të futet brenda ne kabine.
Detajet më të bukura janë në pjesën e pasme, si fillim bishti gjigand që bie në sy sado larg makines të jesh si dhe marmitat qe do të jenë nga një planet tjeter ndryshe nga ato qe jemi mësuar të shohim përditë. Pa harruar tapën e serbatorit që do jetë zhvendosur diku tjetër jo aty ku e ka vendin fabrikisht por këtë po e lejmë surprize kur të përfundoj projekti.
Vlen për tu theksuar se trupi është i prodhuar nga hiçi dhe është vetëm 1 në gjithë botën me këtë dizajn.
Te dhenat teknike jan embëlsira mbi tortë.
Krahët e përparmë dhe ato të pasëm janë nga kompania e njohur WiseFAB e cila prodhon pjesë vetëm për makina drifti, krahët janë të regjistrueshem si para dhe pas. Saktësia është milimetrike sepse këto lloj krahësh nuk mbështeten mbi gomina normale por në gomina me material tefloni. Ato kanë koka sferike në pjesë si kokat e paralelit dhe tirantët, me toleranca shumë të vogla të cilat japin një preçizion të madh kur bëhet fjalë për ngarjen e makinës dhe llogaritjet e trajektoreve nëpër kthesa.
Amortizatorët janë të markës Feal me regjistrim lartësie, fortësie si dhe rikthimi. Disqe Volk nga ata që i duam të gjitha nga nji pal. Gjerësia e tyre nuk bëhet e ditur por dimë që jane më të gjerit që prodhon Volk.
Fuqia mendohet të jetë rreth 1000 kuaj fuqi. “Kaq janë të nevojshëm për të bërë drift si duhet”- shprehet piloti i makinës.
Mjetin do e drejtojë i madhi Etion Reci të cilin e njohim të gjithë për zotësinë që ka ne pilotimin e makinës, sidomos për garat drift. E njohim prej shumë vitesh që me M3 E36 e kuqe e më pas me një sërë M3 E92 të ndryshëm e ja ku e kemi sot mbas 10 ose më shumë vitesh më një super mjet duke vazhduar pasionin e tij të hershëm, driftin.
Për momentin ngelet vetëm ta shijojm në eventin e ardhshëm te Driftit
Per me shume shijoni fotot e projektit ne galeri dhe videon me poshte!