Polestar, një sektor i makinave elektrike nga Volvo, nuk ka filluar të shesi makinat e saj akoma në Francë, madje ka marrë një ndalim të përkohshëm dhe një gjobë të mirë madje. Prodhuesi francez i makinave dërgoi në gjyq kompaninë Polestar për shkak të logos së tyre, duke thënë që është shumë e ngjashme me logon e tyre me dy boomerang. Gjyqi doli në favor të Citroen duke rezultuar me një ban të Polestar përkohësisht në tregun francez.
Sipas Citroen, përdorimi i logos së tyre nga një kompani tjetër dëmton rëndë imazhin e kompanisë dhe nën kompanive të saj si DS. Ndëshkimi që Polestar morri saktësisht janë 6 muaj ban dhe një gjobë prej 175,000$.
Kjo nuk ndryshon shumë gjëra pasi Polestar nuk kishte filluar akoma të shiste në tregun francez por sigurisht ndikon në të ardhmen e kompanisë pasi një precedent i tillë konsiderohet në shumë vende. Në kohën që flasim, edhe website i Polestar në Francë nuk mund të aksesohet.