Ky prodhim i vetëm nga Chevrolet, një Corvette C4 që paketon një V12 gjigande poshtë kofanos, është përgjigja perfekte që Chevy mund ti jepte Dodge. Dodge Viper ishte një përmbysës loje me motorin e tij gjigand prej 8.0L V10 që nxori jashtë loje shumicat e makinave në Detroidin e asaj kohe. Sigurisht përveç kësaj Corvette me V12.
Chevrolet e ndërtoi këtë Corvette në vitet ’90 si kundrapërgjigje për Viper. E quajtur ZR-12, ajo përdor bazen e C4 ZR1 por me një pjesë të përparme të zgjatur për të akomoduar V12 gjigande prej afërsisht 10L, e ndërtuar nga Ryan Falconer Racing. Motor ishte ndërtuar me përbërje alumini dhe ofronte 686 kuaj dhe 920 NM torque. Shumë kjo disa herë më e madhe në krahasim me Viperin me 400 kuaj.
ZR-12 nuk ja doli të ishtë një prodhim serie fatkeqësisht. Shembulli i vetëm qëndroi për shumë vite në qëndrën e GM, për tu zhvendosur më vonë në muzeun e Corvette ku qëndron edhe sot e kësaj dite. Mjeti kishte marmite me dalje në anësore dhe një pale disqe ndryshe por që u ndryshuan më vonë.
Kanali i youtube DtRockstar1 kishte fatin e mirë të hynte në muze teksa ZR-12 ishte duke u levizur rreth e rrotull duke na dhënë ne shancin që të dëgjojmë zhurmën e saj që të themi të vërteten nuk krahasohet shumë me Corvettat moderne.