Share with:


BMW M8 krijoi një ndikim të vecantë në botën e automjeteve kur debutoi. Jo spo flasim për atë të 2019, por për origjinalen, M8 E31, e cila për fat të keq nuk u hodh asnjëherë në rrugë për publikun por u mbajt sekret deri në 2010 për rreth 2 dekada.

Pavarësisht se fati i saj nuk ishte të rrinte me ne rrugëve, shkëlqimi i saj i kaloi horizontet e adhuruesve të makinave.

Cilat ishin disa pika kryesore te M8 E31?

– Motor 6.0L V12 që skishte nevojë për turbo.
– Prodhimi 640 kuajve te egër gjerman dhe 650NM për terheqje trenash.

– U bazua në versionin coupe të E31 dhe kishte interior dhe exterior specifik M.
– Ndërrues marshash manual me 6 marshe.

Pjesa më e frikshme e M8 E31?

Padyshim që zemra e saj. Një V12 që të gjithë adhuruesit e makinave duan ta rrembejne, sidomos kete lloj. Kombinonte performancen, superioritetin, potencialin por pa harruar bukurine e jashtme.

Pavaresisht detajeve brutale teknike, sistemi i futjes se ajrit përvecse kishte një pamje që të jargoste i bere i gjithi me fibër karboni, dhe me sistemin e valvulave mekanike me shtanga dhe shufra, e bente nje kryeveper jo vetem mekanike por edhe hyjnore.

Prioriteti i nje BMW MPower eshte sigurisht performanca. Nese nje M8 E31 do kishte dale ne tregu ateher kur u prodhua, do të ishte një bishë me 640 kuaj që asnjë konkurrent nuk do i vinte afër, jo më ta kalonte. Askush skishte parë figura të tilla në një coupe, për ta imagjinuar, versioni më i fuqishëm i një Serie 8 ishte 850CSi me 380 kuaj.

Për shifrat e perfomancës, ato su bënë publike ndonjëhere, por përsëri për të patur një ide, nje 850CSi arrinte 100km/h per 6.0 sekonda ne 1992. M8 konsideroi shumë herë më e shpejtë, dhe sdo e ndalte hovin në deri 300km/h+, që jo vëtëm në atë periudhë por edhe sot e vendos në ligën e të mëdhenjve.

Pamja e jashtme:

Përvec pamjes të mrekullueshme të bojës të ndricme të kuqe, disa karakteristika të jashtme e bëjnë atë të dalë nga normalja e E31, duke nënvizuar karakterin specifik te M të një makine garash të refineruar.

Pamja e trupi të kujton gjeneratën e parë legjendare të M3 dhe janë theksuar më tej çarjet e ajrit në panelet përpara rrotave të pasme. Aksi i pasëm është zgjeruar për ti dhënë jo vetëm një pamje më tërheqese por edhe një performancë më të mirë në pistë.

Trupi ishte ndërtuar i atillë që nuk kishte hapsire boshe dhe ajri nuk bllokohej në trup të makinës, duke krijuar një aerodinamike pothuajse perfekte sidomos në shpejtësi të larta.

Shumica e pjesëve ishin ndërtuar me një përzjerje të vecantë xhami dhe plastike që ndihmonte me uljen e peshes, sidomos tek dyert, bagazhi, kofano etj. Aq mbresëlënëse është kjo saqë e bënte një coupe si M8 E31 të peshonte më pak se 1450kg.
Padyshim M8 E31 ndryshoj imazhin e BMW M në një anë shumë pozitive.

BMW M8 u kthye ne 2019 duke kombinuar luksin me motorsportin pa e humbur shkëlqimin. Ksaj here me një motor V8 Tëin Turbo që nxirrte rreth 625 kuaj. Gjërat nuk kanë ndryshuar. M8 merr motorin më të fuqishem M, por këtë herë kthehet në prodhim serie.

Share with:


protire